Pozicionuar në jug-perëndim të kalasë së Krujës, me pamje spektakolare, në lartësinë 607m mbi nivelin e detit restoranti ofron freski, kënaqësi dhe shplodhje. Ajri i pastër dhe qetësia do t’ju krijojnë kushtet ideale për të kaluar një ditë të paharrueshme. Restoranti ofron dy salla me kapacitet nga 70-160 persona dhe hapësirë të jashtme prej 1300m.katror, për një atmosferë interaktive. Është një ambient i cili përfaqëson denjësisht arkitekturën e banesave të Krujës, gjurmët e së cilës ruajnë më së miri traditën dhe historinë kombëtare. Mund të zgjidhni ambientin që dëshironi; në çdo cep me komoditet dhe pamje mbreslënëse - ju premtojmë kohë të shpenzuar në mënyrë të vlefshme.