Image Alt

RRETH NESH

stili tradicional i kombinuar me atë modernin

Ndërtuar në 1994

Restorant Bardhi

RRETH

Një vend me experiencë në prodhim, kulinari dhe mikpritje.
I ndërtuar që nga viti 1994, me një stil tradicional ndërthurur me modernen, ky restorant përbën një ndalesë që do t’ju lërë një shije të jashtëzakonshme dhe do t’ju bëjë të ndjeheni si në shtëpi.
Pozicionuar në jug-perëndim të kalasë ,vetëm pak hapa larg muzeut Kombëtar Gj. K. Skënderbeu Krujë, pamja spektakolare, në lartësinë 607m mbi nivelin e detit ofron freski, kënaqësi dhe shplodhje. Ajri i pastër dhe qetësia do t’ju krijojnë kushtet ideale për të kaluar një ditë të paharrueshme.

I vetmi në kala me këto permasa, restoranti ofron dy salla me kapacitet nga 70-160 persona dhe hapësirë të jashtme prej 1300m.katror, për një atmosferë interaktive. Është një ambient i cili përfaqëson denjësisht arkitekturën e banesave të Krujës, gjurmët e së cilës ruajnë më së miri traditën dhe historinë kombëtare. Nëse jeni duke kërkuar ˝ shtëpinë tuaj larg shtëpise˝ këtë u’a mundësojmë Vetëm Ne.

Ynë

Misioni

Misioni ynë është përmiresimi i vazhdueshëm, për të tejkaluar pritshmëritë e klientëve, në një dimension ku koha do të kalojë pa kuptuar dhe gjithmonë do të dëshironi të riktheheni.

about-us-our-mission-restaurant-bardhi
Ynë

Restoranti

Restorant Bardhi - Për ata që e duan ajrin e paster, ushqimin e mirë dhe ndjenjën e shtëpisë!
Prodhime sezonale kombinuar me ingrendientët më të freskët, marrë direkt nga toka, vijne tek ju me një menu të pasur tradicionale dhe unike. Tek ne ushqimi udhëton nga ferma, në kuzhinë, në pjatë …
Vizitoni menunë dhe shfletoni galerinë për te zbuluar varietetin e pjatave tona. Brenda tyre do të gjeni traditën dhe perkujdesjen shqiptare. Ju presim të na vizitoni nga afër!

Bardhi

Kantina

Kemi zgjedhur të sjellim në tavolinat tuaja cilësi dhe origjinalitet. Vera por edhe pije te tjera tradicionale si:rakia apo konjaku janë të shtëpisë. Prodhimi, qysh në fazat e para, nisur nga vjelja, shtypja, fermentimi, filtrimi, mbushja e shisheve dhe vjetërsimi zbatohen totalisht në ambientet e Restorant Bardhi duke ju garantuar shije origjinale dhe siguri absolute.

REZERVO TAVOLINË

Book a table
-
-
Contact
Sending request ....

restorant-bardhi-logo-gold 100x100 px

Bar Restorant Bardhi,
Kala Krujë, Krujë
+355 511 22 772,
Hapur: 09:00 - 22:00

sqAlbanian