FERMA
Ferma e familjes Bardhi është sekreti i gjithë suksesit të restorantit. Shija e pakrahasueshme që vjen nga toka, tërësisht BIO dhe pa kimikate përbën një vlerë të shtuar. Në pjatat tona serviren produkte të vetë fermës, bimore e shtazore, të rritura me shumë dashuri! Prej tyre përfitojmë po ashtu nënprodukte të shumta, si: djathra të llojeve të ndryshme, turshi, reçel, komposto etj. Tek ne do të përjetoni një përvojë ndryshe të të ngrënit, me standard dhe plot shije. Ndërkohë që të gjithë jemi në kërkim të së shëndetshmes, Restorant Bardhi ju mirëpret si një perlë e fshehur në muret e Kalasë së Krujës me sekretet e shijes që burojnë nga vetë ferma e familjes.






